Kushtet atmosferike të qëndrueshme do të vijojnë të jenë prezentë mbi vendin tonë. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.
Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6m/s ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore1 deri 16°C
në zonat e ulëta 2 deri 23°C
në zonat bregdetare 9 deri 23°C./ M.K-dritare.net