Kjo fundjavë do të karakterizohet nga moti i mirë dhe temperatura të larta. Dita e sotme do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta, më të dukshme përgjatë kufirit lindor. Era do të fryjë me shpejtësi 45-50 km/h duke krijuar dallgëzim deri në 4 ballë në det. Temperaturat do të luhaten në vlerat nga 18 deri në 39 gradë celsius./L.F-dritare.net