
Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe
vranësira kalimtare. Por pjesa e dytë e ditës do të sjelli shpeshtim të
vranësirave fillimisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht ato qëndrore
duke gjeneruar shira afatshkurtër , të cilët herë pas herë do jenë dhe në formë
rrebeshi.
Orët e natës paraqiten me kthjellime dhe vranësira
kalimtare.Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por ulen
lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C.
Era do fryjë
mesatare me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Perëndimor -Veriperëndimor
ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë./M.T/dritare.net

















