Na ndiqni edhe në

Moti

Parashikimi i motit për ditën e sotme!

Parashikimi i motit për ditën e sotme!

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Moti paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare në zonat e ulta dhe malore por mot me diell mbziotëron vijnë bregdetare deri pas mesditës. Pasditja sjellë zhvillim të vranësirave në rajonin verior aty ku priten edhe shira të izoluar e të papërfillshëm. NDERSA orët e mbrëmjes dhe natës largojnë vranësirat nga vendi ynë. Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale ku mëngjesi shënon 14°C ndërsa termometri gjatë mesditës ngjitet në 36°C. Era do fryjë mesatare por herë pas here forcohet me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri 4 ballë.
Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë territorin e kosovës do të diktojnë kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në mesditë kur vranësirat shtohen dhe gjenerojnë shira dhe stuhi afat shkurtra breshëri. Mbrëmja
përmirëson kushtet atmosferike. Temperaturat e ajrit ulen sërisht me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 14 °C në 31°C. Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi Verilindor.
Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash dominojnë kushtet e motit në Republikën e MV gjatë paradites. Por pas mesditës dhe kryesisht orët e vona të pasdites zhvillojnë vranësirat lokale duke sjellë ndonjë shi të papërfillshëm. Orët e vona të mbrëmjes largojnë vranësirat duke ri-kthyer kthjellimet./M.M-dritare.net