
Shqipëria
Sipas MeteoAlb: VIJON ndikimi i masave ajrore nga afrika duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Përjashtim bën vetëm skaji verilindor dhe juglindor ku pas mesditës do ketë vranësira kalimtare. Këto kushte atmosferike mbeten prezent deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 39°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Jugor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Mbetet me kthjellime moti gjatë paradites dhe mbrëmjes POR mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të dukshme do jenë në zonat veriore dhe lindore. Temperaturat e ajrit rriten sërisht me të paktën 2
gradë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 20 °C në 36°C. Era do të fryjë mesatare nga drejtimi Jugperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Masat ajrore të nxehta dhe të thata nga jugu i mesdheut do të kushtëzojnë motin edhe në MV, duke bërë që kthjellimet dhe temperaturat deri në 39 gradë Celcius të jenë dominuese./M.M-dritare.net

















