Na ndiqni edhe në

Moti

Parashikimi i motit për ditën e sotme!

Parashikimi i motit për ditën e sotme!

Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Zonat Bregdetare paraqiten me kthjellime, ndërsa zonat e
ulta dhe malore do kenë vranësira kalimtare deri në mesditë. POR pasditja
sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin, përjashtuar zonat jugore ku
kthjellimet do të jenë dominuese gjatë gjithë ditës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesditë DUKE
shënuar vlerat minimale dhe maksimale 10°C deri në 35°C.
Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi
Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova
Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë në territorin e kosovës kthjellime
dhe vranësira të lehta, të cilat shpeshtohen në mesditë por nuk sjellin reshje.
Parashikohet që këto kushte atmosferike të vijojnë gjatë gjithë ditës.
Temperaturat e ajërit ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë DUKE luhatur dy
vlerat ditore nga 14°C në 30°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë nga
drejtimi Verior.

Maqedonia e Veriut
Paraditja dhe mbrëmja do të paraqiten me kthjellime në MV. POR mesdita dhe
pasditja sjellin kalime vranësirash fillimisht në zonat perëndimore dhe
gradualisht vranësirat shtrihen në të gjithë vendin.