Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Diell dhe temperatura relativisht të larta do të karakterizojnë
kushtet e motit në vendin tonë duke filluar nga orët e para të ditës. Këto kushte
të motit mbeten deri orët e vona të pasdites kur në skajin verior dhe juglindor
shfaqen vranësira të lehta. Edhe orët e natës mbeten me mot të kthjellët.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por rritje me të paktën 2 gradë
sjellin orët e mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 16°C deri
në 41-42°C.
Era do fryjë mesatare dhe herë pas herë forcohet duke arritur shpejtësi deri 40
km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet
dallgëzim 3-4 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës vijon me kthjellime deri në mesditë, kur në zonat veriore-
verilindore shfaqen vranësira kalimtare duke rrezikuar ndonjë shi të
papërfillshëm dhe afatshkurtër. Por sërisht orët e vona të pasdites ri-kthejnë
kthjellimet. Temperaturat e ajërit rriten ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë
DUKE luhatur dy vlerat ditore nga 20 °C në 38-39°C. Era do të fryjë mesatare
dhe e fortë nga drejtimi Jugperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Mot i kthjellët dominon deri pasdite në territorin e MV, kur vranësira të lehta
shfaqen nëpër territor por pa rrezikuar shira. Edhe nata mbetet me mot të
kthjellët./M.T/dritare.net