Na ndiqni edhe në

Moti

Parashikimi i motit për ditën e sotme!

Parashikimi i motit për ditën e sotme!

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Qarkullimi i masave ajrore nga veriu i kontinenti afrikan do të
diktojë kushtet e motit edhe në territorin shqiptar. Për pasojë: kthjellime dhe
temperatura relativisht të larta dominojnë deri në mesditë në të gjithë vendin
tonë. Pasditja sjell shpeshtim të vranësirave në zonat veriore dhe juglindore
duke rrezikuar shira të pakët. Por orët e vona të pasdites ri-kthejnë kthjellimet
në të gjithë vendin tonë.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës DUKE shënuar
vlerat minimale dhe maksimale 13°C deri në 34°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35-40 km/h, nga drejtimi
Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Kosova mbetet me kthjellime deri pak pas mesditës kur i gjithë vendi përfshihet
nga vranësira të shpeshta, të cilat pësojnë zhvillim duke sjellë rrebeshe
afatshkurtër shiu dhe shkarkesa elektrike. Situata përmirësohet vetëm orët e
vona të pasdiets kur kemi ri-kthim të kthjellimjeve. Temperaturat e ajërit rriten
në mëngjes dhe mesditë DUKE u luhatur nga 13°C deri në 30°C. Era do të
fryjë e lehtë nga drejtimi Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Alernime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas herëshme mbizotërojnë gjatë
pjesës së parë në territorin e MV. Por pjesa e dytë e ditës shton vranësirat duke
rrezikuar edhe reshje të pakta. Por situata përmirësohet dukshëm gjatë
mbrëmjes duke ri-kthyer kthjellimet./M.M-dritare.net