
Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Bregdeti dhe zona e ulët do të paraqiten me kthjellime
POR vranësira të lehta do ketë zona malore deri pasdite, kur vranësirat
pësojnë zhvillim duke sjellë shira afat shkurtër në gjysmën lindore ndërsa me
kthjellime mbetet vetëm zona bregdetare. Këto kushte atmosferike mbeten deri
në mbrëmje kur moti kthjellohet në të gjithë Republikën e Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit rriten me 3 gradë në vlerat minimale por kostante mbeten
temperaturat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C mëngjesi deri në
31°C mesdita.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h, nga drejtimi perëndimor-
jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë.
Kosova
Paraditja dhe mbrëmja do të paraqiten me kthjellime dhe vranësira të lehta.
POR pasditja sjell shpeshtim dhe zhvillim të vranësirave lokale duke rrezikuar
ndonjë shi të izoluar në jug të Kosovës. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes
dhe mesditë DUKE luhatur dy vlerat ditore nga 11 në 28°C. Era do të fryjë e
lehtë nga drejtimi Veriperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Kthjellime dominojnë motin në MV deri pasdite kur do ketë shtim të vranësirave,
të cilat do të sjellin edhe reshje të pakta e të izoluara shiu. Këto kushte të motit
mbeten deri në mbrëmje kur ri-kthehen kthjellimet./dritare.net

















