
Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Kushtet e motit në vendin tonë do të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme në zonat malore, POR zona e ulët dhe kryesisht zona bregdetare MBETEN me kthjellime. Parashikohet që edhe Mesdita dhe pasditja VIJOJNE me kthjellime, ndërsa vranësira shfaqen në zonat veriore dhe lindore por pa reshje.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës DUKE shënuar vlerat minimale dhe maksimale 9°C deri në 31°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Dita e mërkurë mbetet me kthjellime deri pasdite kur vranësira të lehta shfaqen fillimisht në veri dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë vendin edhe pse nuk priten reshje. Këto kushte tamosferike mbeten deri pasdite kur moti përmirësohet duke ri-kthyer kthjellimet. Temperaturat e ajërit rriten në mëngjes dhe mesditë DUKE u luhatur nga 10°C deri në 26°C. Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi Veriperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Dita nis me mot të kthjellët në gjysmën perëndimore të MV por vranësira të lehta do ketë zona lindore. Pas mesditës vranësirat bëhen të dukshme në të gjithë territorin por pa mundur të gjenerojnë reshje./dritare.net

















