
Nuk ka shi, por rritje temperaturash/ Si do të jetë moti javën e ardhshme!
Dritare.net
Moti i nxehtë prej ditësh ka pushtuar vendin tonë. Nga nesër moti do të freskohet pak, pasi do të ulen temperaturat në dy gradë. Nesër termometri parashikohet të shënojë 15 gradë celsius në vlerat minimale dhe 36 gradë celsius në ato maksimale.
Nga e hëna do të rikthehen vranësirat në vend. Sipas Meteoalb, dita e hënë do të nisë me diell, por duke iu afruar mesditës vranësirat bëhen të dukshme në skajin verior dhe juglindor, por pa mundur të gjenerojnë reshje. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten edhe gjatë mbrëmjes dhe natës.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit, por edhe në mesditë shënuar vlerat minimale dhe maksimale 16°C deri në 37°C. Edhe të martën situata meteorologjike parashikohet e njëjtë, vetëm se temperaturat do të fillojnë të rriten sërish, kryesisht në vlerat maksimale, duke shënuar luhatur vlerat ditore nga 16°C mëngjesi deri në 38°C mesdita./K.C/dritare.net

















