
Nga e hëna mos i harroni çadrat në shtëpi, ja si do të jetë moti gjatë javës!
Dritare.net
Dielli do të mbizotërojë edhe sot pothuajse në të gjithë territorin. Por ditët me diell do të përfundojnë, pasi një javë e paqëndrueshme na pret e aq më tepër fillimi i javës. Përgatituni të mos i harroni çadrat tuaja në shtëpi!
Prej orëve të pasdites së të hënës dhe deri në mesditën e së martës parashikohen reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë. Rrebeshe shiu me rrufe dhe breshër lokal do të përfshijnë të gjithë vendin, por më të përqendruara në bregdet e perëndim. Në majat e alpeve do të nisin reshjet e izoluara të dëborës. Prej mesditës së të martës reshjet do të humbasin intensitetin.
Kjo situatë do të pasohet nga erë fillimisht e ngrohtë jugore dhe do të kthejë drejtim nga veriperëndimi e vrullshme në bregdet dhe në momentet me shtrëngata.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat do të pësojnë rënie mesditën e së martës pas forcimit të erës veriperëndimore./K.C/dritare.net

















