Vendin e pret një fundjavë e ngrohtë. Dita e sotme përgjithësisht do të jetë me diell e vranësira të lehta kalimtare. Të dielën parashikohet zhvillim i vranësirave të cilat në mesditë e pasdite do të pasohen nga reshje shiu lokale në afate të shkurtra kohore.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare në bregdet, gjë e cila do të sjellë rritje temperaturash si në mëngjes dhe në mesditë, kryesisht të shtunën.
temperaturat do të luhaten nga 7 deri në 28 gradë celsius./K.C/dritare.net