Moti gjatë ditës së sotme do të jetë i alternuar nga kthjellimet dhe vranësirat. Mëngjesi do të nisë i vranët, ndërsa temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë. Gjatë kësaj të hëne nuk parashikohen reshje. Termometri do të shënojë nga 13 gradë celsius në zonat malore deri në 36 gradë celsius në zonat bregdetare. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare deri në e fortë në det, duke krijuar dallgëzim 4 ballë./L.F-dritare.net