Na ndiqni edhe në

Moti

Rikthehen masat e nxehta ajrore nga Afrika/Ja sa do të jenë temperaturat sot!

Rikthehen masat e nxehta ajrore nga Afrika/Ja sa do të jenë

Moti në Dritare.net mundësohet nga MeteoAlb

Shqipëria

Masat ajrore nga veriu i Afrikës do të ri-aktivizohen sërish duke diktuar kushtet e motit në vendin tonë. Për pasojë: paraditja vijon në ndikimin e kthjellimeve, POR duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen të dukshme në zonat përgjatë kufirit lindor edhe pse mundësia për reshje është shumë e ulët. Parashikohet që mbrëmja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike për zonat malore NDERSA bregdeti mbetet me kthjellime. Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 17°C në zonat malore deri në 37°C në zonat e ulëta. Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Moti në territorin e Kosovës paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme ku gjatë pasdites vranësirat zhvillohen duke rrezikuar ndonjë shi të izoluar në zonat juglindore. Mbrëmja sjellë dominim të motit të kthjellët. Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë Duke u luhatur nga 18°C deri në 35°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi Jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Vijon ndikimi i motit të paqëndrueshëm duke bërë që paraditja dhe mbrëmja të jenë me kthjellime por mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave lokale duke gjeneruar shira të izoluar./L.F-dritare.net