Na ndiqni edhe në

Moti

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi në Durrës!

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi në Durrës!

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar se është pezulluar lundrimi mbrëmjen e sotme. Në njoftim thuhet se nuk do të ketë lundrime as nga Durrësi drejt Barit, as anasjelltas, për shkak të përkeqësimit të motit.

Sakaq, lundrimet pritet të rifillojnë nesër. Kjo do të bëhet në varësi të motit.

“Njoftojmë të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, se për shkak të motit nuk do të ketë lundrime mbrëmjen e sotme, as nga Durrësi drejt Barit, as anasjelltas.

Lundrimet pritet të rifillojnë ditën e nesërme, dt.26.11.2021, në varësi të kushteve të motit. Kompanitë e lundrimit do të garantojnë njoftimin dhe rimbursimin e biletës sipas kërkesave të udhëtarëve”, thuhet ndër të tjera në njoftim./M.M-dritare.net