Vendi sot do të mbizotërohet nga kthjellimet gjatë paradites, dhe vranësirat në pjesën e dytë të ditës. Parashikohet që pasdite, të ketë reshje shiu kryesisht në zonat malore. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë duke u luhatur në vlerat nga 7 deri në 26 gradë celsius. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare në det, duke krijuar dallgëzim 4 ballë./L.F-dritare.net