Vendi po përjeton motin e ndikuar nga vala e të nxehtit afrikan e cila përveç temperaturave të larta ka sjellë dhe grimca pluhuri e rëre në lartësi.
I njëjti ndikim do të vijojë edhe gjatë ditës së enjte ku temperaturat parashikohen të regjistrojnë vlera 19 deri 37°C në zonat malore, 22 deri 42°C në zonat e ulëta dhe 25 deri 39°C në bregdet. Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë dhe shoqërohet nga valëzim i ulët në dete.
Valët e të nxehtit janë të pranueshme gjatë stinës së verës në gadishullin e Ballkanit. Temperatura të tilla janë shënuar edhe gjatë viteve të shkuara duke na sjellë në vëmendje që ndodhemi gjeografikisht më pranë ekuatorit sesa rrethit arktik./K.C/dritare.net