Na ndiqni edhe në

Moti

Javën që vjen rikthehet i nxehti afrikan

Javën që vjen rikthehet i nxehti afrikan

Rajoni i Ballkanit parashikohet të goditet nga i nxehti afrikan javën që vjen.

Sipas Shërbimit Meteorologjik grek nga e hëna do të rriten ndjeshëm temperaturat dhe vlerat maksimale mund të shënojnë deri në 42 gradë celsius.

“Nga e hëna vjen një valë e re e të nxehtit nga Afrika e Veriut e cila fillimisht do të prekë Greqinë perëndimore.

Por nga e marta deri në fund të javës nxehtësia do të mbizotërojë në të gjithë vendin, që pritet që të arrijë 40-42 gradë. Këto temperatura do të vazhdojë deri në ditët e para të gushtit.” njofton shërbimi grek i Meteorologjisë.

Dy javë më parë Shqipëria u godit nga i nxehti, vlera maksimale e regjistruar ishte 40 gradë. Javën që vjen i nxehti afrikan do të përfshijë edhe vendin tonë./K.C/dritare.net