
Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët
kryesisht në zonat bregdetare dhe të ulta, ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor do
kenë kalime vranësirash të lehta. POR orët e pasdites dhe mbrëmjes sjellin
kalime vranësirash nëpër të gjithë shqipërinë edhe pse nuk priten reshje.
Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin e së
premtes.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes, NDERSA mesdita
sjelle rënie të lehte te tyre duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 32°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor
duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.
Kosova
Orët e para të mëngjesit dhe mbrëmja PARAQITEN me kthjellime dhe kalime të
pakta vranësirash, POR nuk do të krijojnë mundësi për reshje. Ndërsa në
pjesën tjetër të ditës parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese dhe
vranësirat e lehta shum pak prezente në verilindje të Kosovës.
Maqedonia e Veriut
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të jenë DOMINUESE në të gjithë
territorin e MV, duke sjell alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. POR
parashikohet që gjatë mbrëmjes vranësirat të bëhen më të shpeshta, KU më të
fokusuar do të jenë në Lindje të MV./M.T/dritare.net

















