Na ndiqni edhe në

Moti

Ja si do të jetë moti sot!

Ja si do të jetë moti sot!

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të qëndruehsme do të diktojnë kushtet e motit
në vendin tonë. Për pasojë kthjellimet do të jenë dominuese deri në mesditë kur
vranësirat shfaqen nëpër territor ndërsa ndonjë shi i papërfillshëm pritet në
skajin verior. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të largojnë vranësirat nga
republika e shqipërisë.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke u
luhatur nga 15°C mëngjesi deri në 37°C mesdita.
Era do fryjë mestare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor
ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.


Kosova

Moti në republikën e kosovës do të paraqitet gjatë paradites me kthjellime dhe
vranësira të lehta. Po pasditja sjellë shpeshtim të vranësirave , ku më të
dendura do jenë në zonat perëndimore duke rrezikuar ndonjë shi të izoluar.
Mbrëmja largon varnësirat duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.
Temperaturat ajrit rriten sërisht në vlerat minimale dhe maksimale DUKE u
luhatur nga 15°C në 32°C. Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi Verilindor.


Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të diktojnë mot të kthjellët dhe me
temperatura relativisht të larta në republikën e MV. Këto kushte atmosferike
mbeten gjatë gjithë ditës edhe pse vranësirat e lehta e kalimtare shfaqen në
zonat perëndimore./M.T/dritare.net