
Shqipëria
Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës pritet të sjellë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit duke gjeneruar shira afatshkurtër, të cilët herë pas herë do të jenë në formë rrebeshi shoqëruar me stuhi lokale breshëri.
Temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 17°C mëngjesi në zonat malore deri në 36-37°C mesdita në zonat e ulëta.
Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta,
ku më të shpeshta vranësirat do jenë në skajin perëndimor dhe jugor aty ku
pritet ndonjë shi i izoluar. Por mbrëmja sjell largim të vranësirave dhe dominim
të motit të kthjellët. Temperaturat e mbeten kostante në mëngjes por rriten në
mesditë duke luhatur dy vlerat ditore nga 15°C në 30°C. Era do të fryjë
mesatare dhe e fortë nga drejtimi Verior- Veriperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Mbetemi gjatë paradites dhe mbrëmjes me kthjellime por mesdita dhe
pasditja sjellin kalime vranësirash fillimisht në zonat veriore dhe gradualisht
vranësirat shtrihen në të gjithë vendin./M.T/dritare.net

















