Na ndiqni edhe në

Moti

Ja si do të jetë moti sot!

Ja si do të jetë moti sot!

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Vijojmë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke
bërë që kthjellimet të mbizojnë në të gjithë shqipërinë gjatë gjithë ditës,
përjashtim bëjnë zonat malore, të cilat gjatë pasdites do të kenë vranësira
kalimtare ndërsa pjesa tjetër e shqipërisë mbetet me kthjellime.
Temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë në vlerat minimale por rriten në vlerat
maksimale duke u luhatur nga 14°C mëngjesi deri në 36°C mesdita. Era do
fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi
Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta,
ku më të shpeshta vranësirat do jenë në skajin perëndimor dhe jugor aty ku
pritet ndonjë shi i izoluar. Por mbrëmja sjell largim të vranësirave dhe dominim
të motit të kthjellët. Temperaturat e mbeten kostante në mëngjes por rriten në
mesditë duke luhatur dy vlerat ditore nga 15°C në 30°C. Era do të fryjë
mesatare dhe e fortë nga drejtimi Verior- Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Mbetemi gjatë paradites dhe mbrëmjes me kthjellime por mesdita dhe
pasditja sjellin kalime vranësirash fillimisht në zonat veriore dhe gradualisht
vranësirat shtrihen në të gjithë vendin./M.T/dritare.net