
Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Mot i kthjellët dhe temperatura të larta mbizotërojnë në
vend deri në orët e pasdites, kur në zonat malore kryesisht veri-verilindje të
shqipërisë do të ketë kalime vranësirash, të cilat do të gjenerojnë reshje të
izoluara shiu. Orët e natës sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë
që kthjellimet të jenë dominuese në vendin tonë.
Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm sërisht në vlerat minimale por edhe
maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 12°C mëngjesi deri në 36°C mesdita.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Verior
- Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta dominojnë në të gjithë kosovën
gjatë paradites. Por mesdita sjellë shpeshtim të vranësirave duke rrezikuar në
pjesën më të madhe të vendit rrebeshe afatshkurtra shiu. Temperaturat e ajrit
ulen sërisht në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 15 °C në 31°C. Era do
të fryjë mesatare nga drejtimi Verior.
Maqedonia e Veriut
Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta, por duke ju afruar mesditës
vranësirast shpeshtohen në të gjithë MV edhe pse nuk rrezikohen reshje.
Parashikohet që këto kushte atmosferike të vijojnë edhe gjatë mbrëmjes./M.T/dritare.net

















