Na ndiqni edhe në

Moti

Ja si do të jetë moti sot!

Ja si do të jetë moti sot!

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit
në Republikën e Shqipërisë. Për pasojë: kthjellimet dominojnë deri në mesditë,
KUR në zonat malore shfaqen vranësira kalimtare. Pasditja dhe mbrëmja sjellë
kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin tonë ndërsa shira të papërfillshëm do
ketë zona e Alpeve.
Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në vlerat minimale dhe
maksimale duke u luhatur nga 15°C mëngjesi në zonat malore deri në 38°C
mesdita në zonat e ulëta.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi deri 40 km/h, nga
drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3
ballë.

Kosova

Deri në mesditë moti vijon i kthjellët në Republikën e Kosovës. Por pasditja sjell
kalime vranësirash duke rrezikuar ndonjë shi të izoluar dhe të papërfillshëm në
zonat perëndimore. Mbrëmja largon vranësirat duke bërë që kthjellimet të jenë
mbizotëruese. Temperaturat e rriten në mëngjes por ulen në mesditë DUKE u
luhatur nga 18°C deri në 34°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë nga
drejtimi Jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Dita e enjte në territorin e MV nis me kthjellime por duke ju afruar mesditës do
të kemi kalime vranësirash nëpër të gjithë MV edhe pse nuk priten reshje.
Parashikohet që edhe mbrëmja të vijojë në të njëtat kushte të motit./M.T/dritare.net