Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë
territorin shqiptar duke bërë që termometri të ngjitet në 39-40. NDERSA
pasditja sjellë zhvillim të vranësirave në skajin verior-verilindor duke krijuar
mundësin për rrebeshe afatshkurtra. POR pjesa tjetër e territorit vijon me
kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes por mbeten kostante në
mesditë DUKE shënuar vlerat minimale dhe maksimale 18°C deri në 39°C. Era
do fryjë mesatare gjatë paradites por intesisteti bie pasdite duke arritur
shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugor ndërsa në det të hapur krijohet
dallgëzim deri në 4 ballë.
Kosova
Kthjellimet mbizotërojnë deri në mesditë, kur në zonat veriore-verilindore
shfaqen vranësira kalimtare dhe gradualisht përfshijnë gjithë republikën e
kosovës. Por sërisht orët e vona të pasdites ri-kthejnë kthjellimet.
Temperaturat e ajërit rriten ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë DUKE luhatur
dy vlerat ditore nga 19°C në 38°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë nga
drejtimi Jugperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Kthjellimet dominojnë motin në territorin e MV deri pasdite kur do ketë shfaqje
të vranësirave kalimtare fillimisht në veri dhe gradualisht përfshijnë gjithë
vendin. Edhe pjesa tjetër e ditës mbetet në të njejtat kushte atmosferike./M.T/dritare.net