Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të mbizotërohet nga kthjellimet
në zonat bregdetare dhe të ulta, por vranësira kalimtare kanë zonat malore.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash në të gjithë shqipërinë.
Kushtet e motit të kthjellët me vranësira të lehta do të mbeten edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit rriten sërisht në vlerat minimale por edhe maksimale duke
luhatur vlerat ditore nga 17°C mëngjesi deri në 39°C mesdita. Era do fryjë
mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri mbi 40 km/h, nga drejtimi
Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.
Kosova
Moti do të paraqitet me kthjellime në të gjithë kosovën gjatë pjesës së parë të
ditës. Por pjesa e dytë e ditës sjell kalime vranësirash në zonat perëndimore
duke lënë pjesën tjetër të vendit në ndikimin e motit të kthjellët. Temperaturat
e ajrit rriten sërisht lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 18°C në
36°C. Era do të fryjë mesatare nga drejtimi Jugperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Paraditja mbetet në ndikimin e masave ajrore të thata dhe të kthjellëta. Por
pasditja sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër territor kryesisht në zonat
lindore të MV./M.T/dritare.net