Na ndiqni edhe në

Moti

Ja si do të jetë moti sot!

Ja si do të jetë moti sot!

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Dita nis me diell por duke ju afruar mesditës vranësirat
bëhen të dukshme në skajin verior dhe juglindor por pa mundur të gjenerojnë
reshje. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten edhe gjatë
mbrëmjes dhe natës.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por edhe në mesditë duke
shënuar vlerat minimale dhe maksimale 16°C deri në 37°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga
drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.


Kosova

Republika e Kosovës deri pasdite mbetët me mot të kthjellët. Por pasditja sjellë
kalime vranësirash të lehta në zonat veriore dhe juglindore. Parashikohet që
këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e
ajërit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 16°C deri në
32°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të kenë zonat veriore. Por
kryesisht mot me diell dominon në pjesën tjetër të MV. Parashikohet që këto
kushte atmosferike të mbizotërojnë gjatë gjithë ditës./M.T/dritare.net