Na ndiqni edhe në

Moti

Ja si do të jetë moti sot!

Ja si do të jetë moti sot!


Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Si pasojë e ndikimit të masave ajrore të nxehta dhe të thata
që vijnë nga Afrika: vendi ynë edhe ditën e shtunë vijon me kthjellime dhe
temperatura të larta në të gjithë territorin. Përjashtim bëjnë vetëm orët e
mbrëmjes, të cilat do të sjellin vranësira të pakta në zonat malore.


Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara sërisht në vlerat minimale por
ulen me të paktën 2 gradë vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga
18°C mëngjesi deri në 38°C mesdita.


Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri mbi 45 km/h, nga drejtimi
Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Kthjellimet dominojnë pothuajse të gjithë territorin e kosovës gjatë paradites
dhe orëve të mbrëmjes. Por pasditja sjellë kalime vranësirash nëpër territor ku
në zonat lindore rrezikohen rrebeshe afat-shkurtër shiu. Temperaturat e ajrit
ulen në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 17 °C në 34-35°C. Era do të
fryjë mesatare nga drejtimi Jugperëndimor.


Maqedonia e Veriut

Moti në MV paraqitet me kthjellime gjatë paradites, më pas vranësirat shfaqen
në zonat perëndimore dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin. Por shirat do të
jenë të izoluar e të papërfillshëm./M.T/dritare.net