
Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë vendi ynë do të karakterizohet nga mot i
kthjellët dhe vranësira të lehta, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në
gjysmën lindore të Shqipërisë. Parashikohet që pasditja të sjell dendësim të
vranësirave duke gjeneruar shira aftashkurtër shoqëruar me shkarkesa
elektrike në zonat lindore, duke lënë pjesën tjetër të vendit me kthjellime.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës DUKE shënuar
vlerat minimale dhe maksimale 12°C deri në 33°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor
ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare dominojnë motin në
Republikën e Kosovës deri pak pas mesditës, kur vranësirat zhvillohen në
zonat perëndimore dhe veriore duke gjeneruar shira afatshkurtër. Orët e vona
të pasdites ri-kthejnë kthjellimet në të gjithë vendin. Temperaturat e ajërit rriten
ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur dy vlerat ditore nga 12 °C në
29°C. Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi Veriperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Sërisht paraditja mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e
kalimtare. Por gjatë mesditës dhe pasdites do ketë shpeshtim të vranësirave në
zonat perëndimore duke rrezikuar shira afatshkurtër./dritare.net

















