Na ndiqni edhe në

Moti

Ja si do të jetë moti sot!

Ja si do të jetë moti sot!

*Moti në Dritare.net mundësohet nga MeteoAlb

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Kthjellime të pakta dhe vranësira të herë pas-herëshme do të dominojnë në vendin tonë gjatë paradites. Por mesdita dhe pasditja sjell zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në pjesën më të madhe të vendit. Mbrëmja dhe orët e natës ri-kthejnë kthjellimet në të gjithë republikën e shqipërisë.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në të dy vlerat ditore duke luhatur temperaturat në territor NGA 8°C vlera më e ulët e mëngjesit deri 25°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi Jugor duke arritur shpejtësi deri 45-50 km/h dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4-5 ballë.

Kosova

Dita nis me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, por pas mesditës vranësirat shtohen vranësirat në vend duke gjeneruar shira të pakët dhe të izoluar, situatë e cila vijon edhe pasdite. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë DUKE luhatur dy vlerat ditore nga 9 në 21°C. Era të fryjë kryesisht e lehtë dhe rrallë-herë mesatare, nga drejtimi Jugprerëndimor.

Maqedonia e Veriut

Moti në territorin e MV mbetet deri në mesditë me kthjellime. Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave fillimisht në zonat perëndimore dhe gradualisht në të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të pakta, të cilat mbeten edhe gjatë mbrëmjes./dritare.net