Moti sot parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Në orët e para do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në veri. Në bregdetin perëndimor reshjet parashikohen me intensitet mesatar dhe shtrëngata lokale. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare në det duke krijuar dallgëzim 3 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 7°C deri në 17°C
zonat e ulëta 12°C deri në 23°C
zonat bregdetare 13°C deri në 22°C./L.F-dritare.net