Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët. Në zonat e thella malore mund të ketë edhe reshje të izoluara shiu.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14ºC në 23ºC, në zonat e ulëta nga 19ºC në 30ºC dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 31ºC.
Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë./E.B-dritare.net