
Vendi sot do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe vranësirat të cilat do të jenë më të dukshme në zonat veriore. Gjatë mesditës parashikohet të ketë reshje shiu fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht reshjet do të përfshijnë gjithë zonën lindore të vendit. Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta, duke u luhatur në vlerat nga 18 deri në 36 gradë celsius. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare në det duke krijuar dallgëzim 3 ballë./L.F-dritare.net

















