Na ndiqni edhe në

Moti

Ja si do të jetë moti sot!

Ja si do të jetë moti sot!

Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, ndërsa moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira të pakta kalimtare.

Temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga 2°C në zonat malore deri në 9°C në ato të ulta dhe ato bregdetare. Në ato të mesditës pritet një rritje me vlera të parashikuara nga 18°C në relievet malore deri në 24-25°C në ato të ulta e bregdetare./E.B-dritare.net