Sot kemi hyrë në muajin qershor, pra zyrtarisht në stinën e verës. Por, këtë vit vera na gjeti me triko, për shkak të motit të ftohtë dhe me shi.
Sinoptikania Adiola Bani, në një lidhje live me News 24, ka informuar për situatën meteorologjike, në vazhdim.
Ajo u shpreh se, gjysma e parë e muajit qershor do të jetë e freskët dhe me reshje shiu. Kjo javë do të shoqërohet me shi dhe rënie temperaturash. Të premten do të ketë edhe rrebeshe.
Sa o takon verës, sinoptikania tha se do të jetë e nxehtë dhe në muajin korrik temperaturat parashikohet të kalojnë mbi 40 gradë celsius./E.B-dritare.net