Na ndiqni edhe në

Moti

Ja kur do të freskohet moti!

Ja kur do të freskohet moti!

Qershori i këtij viti ka qenë mjaft i nxehtë. Temperaturat në ditët e fundit të këtij muaji i kanë kaluar 40 gradë si pasojë e valës afrikane. Sipas parashikimeve pritet që ditët e nxehta të na shoqërojnë edhe në vijim. Një ulje e lehtë e temperaturave sipas sinoptikanit Hakil Osmani, pritet këtë fundjavë. I ftuar në Lajmet Dritare Osmani tha se deri të dielën temperaturat pritet të ulen me 5 gradë.

“Temperaturat e larta do të vijojnë të jenë të larta. Në zonat e ulëta temperaturat do të jenë deri në 41 gradë celsius. Në Belsh, Cërrik, Ura Vajgurore (Dimal) pritet që kjo vlerë të tejkalohet. Në zonat malore gjithashtu do të ketë temperature të larta të cilat do të arrijnë deri në 35 gradë celisus. Përsa i përket ditëve në vijim, e nesërmja do të vijojë të ndikohet nga moti i nxehtë. Në fundjavë do të ketë një rënie të lehtë me dy gradë Celsius ndaj parashikohet që të jenë ditë më të freskëta”, u shpreh Osmani në Dritare TV./L.F-dritare.net