Na ndiqni edhe në

Moti

I nxehti afrikan pushton Shqipërinë javën që vjen!

I nxehti afrikan pushton Shqipërinë javën që vjen!

Këtë fundjavë territori i vendit tonë u mbizotërua nga moti i nxehtë. Edhe ditët që do të vijnë do të jenë të nxehta.

Orët e para të ditës së hënë paraqiten me kthjellime dhe vranësira të lehta, ku më të dukshme vranësirat do jenë në skajin verior, aty ku gjatë mesditës vranësirat zhvillohen duke sjellë shira afatshkurtër dhe të izoluar. Ndërsa gjithë pjesa tjetër e territorit shqiptar do të mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit, por rritje me të paktën 2 gradë sjellin orët e mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 13°C deri në 37°C.

Ndërsa të martën, i nxehti afrikan që ka përfshirë prej ditësh rajonin e Ballkanit do të diktojë edhe në Republikën e Shqipërisë mot të kthjellët por të nxehtë. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës në vendin tonë edhe pse mbrëmja sjellë kalime vranësirash në zonat verilindore dhe juglindore, sërish nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit rriten sërish duke luhatur ekstremet ditore nga 14°C deri në 38°C./K.C/dritare.net