
Fundjava vjen me temperatura vere, ja si do të jetë moti sot!
E Shtunë 14 Maj 2022, 07:07
Dritare.net
Ditën e shtunë vendi do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqendrueshme. Moti do të nisë me kthjellime e gradualisht në mesditë e pasdite vranësirat do të vijnë në dendësim. Gjatë këtyre orëve në zonat malore e kodrinore reshje shiu e shtrëngata.
Edhe të dielën do të vijojë ndikimi i masave ajrore relativisht të paqendrueshme. Orët e mëngjesit do të jenë kryesisht të kthjellëta por në mesditë e pasdite kryesisht në jug e juglindje parashikohet dendësim vranësirash dhe reshje shiu.
Temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë.
Era do të fryjë kryesisht me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet e gjatë shtrëngatave. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë./M.T/dritare.net

















