Na ndiqni edhe në

Moti

E marta dita më e nxehtë, kur do të ketë shi javën që vjen!

E marta dita më e nxehtë, kur do të ketë shi javën

Java që po lëmë pas ishte shumë e nxehtë, aq sa të gjithë kanë rendur sërish plazheve, sidomos këtë fundjavë.

Por si do të jetë moti në ditët vijuese?

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak: Dita e hënë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës në relievet malore do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Dita e martë do të ketë mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Dita e mërkurë do të ketë mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh.

Dita e enjte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët.

Dita e premte parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore.

E marta do të jetë dita më e nxehtë e kësaj jave. Temperaturat do të luhaten nga 13 deri në 34 gradë celsius./K.C/dritare.net

E marta dita më e nxehtë, kur do të ketë shi javën