
Kjo e hënë ka nisur me diell në të gjithë vendin. Gjatë pjesës së parë të ditës vendi do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në zonat perëndimore, ndërsa vranësira më të dukshme do të kenë zonat malore.
Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 22°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./K.C/dritare.net

















