Na ndiqni edhe në

Moti

Ditë e nxehtë, ja sa do të jenë temperaturat sot!

Ditë e nxehtë, ja sa do të jenë temperaturat sot!

Moti në Dritare.net mundësohet nga MeteoAlb

Shqipëria

Moti në Shqipëri do të karakterizohet nga kthjellime dhe temperatura të larta, situatë e cila vijon deri pasdite kur në gjysmën lindore të vendit shfaqen vranësira kalimtare. Ndërsa bregdeti vijon me kthjellime. Parashikohet qe moti i nxehtë të mbetet edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 41°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës vijon me kthjellime gjatë paradites. Por mesdita sjell kalime vranësirash në zonat veriore të saj edhe pse nuk priten reshje. Parashikohet që edhe mbrëmja të vijoj me kthjellime. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke u luhatur nga 18 °C në 38°C. Era do të fryjë mesatare nga drejtimi Verior.

Maqedonia e Veriut

Mbetet edhe dita e enjte në ndikimin e të nxehtit afrikan, ku kthjellimet dhe temperaturat e larta do jenë mbizotëruese. POR pasditja sjellë kalime vranësirash nëpër territor edhe pse temperaturat vijojnë të larta./L.F-dritare.net