Na ndiqni edhe në

Moti

Dita e fundit e gushtit, më e nxehta e muajit. Shtatori nis me shi

Dita e fundit e gushtit, më e nxehta e muajit. Shtatori nis me shi

Gushti po ikën ashtu siç ia ka hije. Me diell dhe temperatura të larta. Sot, në të gjithë territorin pritet të ketë mot të kthjellët. E hëna e 31 gushtit do të jetë një nga ditët më të nxehta të këtij muaji. Kjo për shkak të masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut temperaturat pritet të arrijnë deri në 35°C në relievet malore e deri në 39°C në ato të ulëta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, shtatori nis me shi. Të martën kushtet meteorologjike marrin një kthesë të menjëhershme. Deri në orët e mesditës moti pritet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Pas orëve të pasdites përsëri kthjellët. Për shkak të reshjeve të shiut dhe masave ajrore me origjinë veriperëndimore parashikohet dhe rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat maksimale.

Nga dita e mërkurë deri dhe të premten parashikohet stabilizim i kushteve atmosferike, ndërsa moti do të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare përgjatë relieveve malore shoqëruar me reshje shiu të dobëta dhe lokale./K.C/dritare.net

Dita e fundit e gushtit, më e nxehta e muajit. Shtatori nis me shi