Na ndiqni edhe në

Moti

Diell dhe temperatura të larta, ja si do të jetë moti sot!

Diell dhe temperatura të larta, ja si do të jetë moti sot!

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Dita nis me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në zonat e
ulëta dhe malore ndërsa zona përgjatë vijës bregdetare do të paraqitet me
kthjellime. Por mesdita dhe pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave në vend
ndësa shira të izoluar dhe të papërfillshëm sërish rrezikon zona e Alepve
Shqiptare.
Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga
16°C mëngjesi deri në 38°C mesdita.
Era do fryjë mestare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Jugperëndimor
ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare dominojnë orët e para të ditës
në republikën e kosovës. Parashikohet që këto kushte atmosferikë mbeten
mbizotëruese gjatë gjithë ditës. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe
mesditë duke u luhatur nga 17°C deri në 34°C. Era do të fryjë e mesatare
nga drejtimi Verior-Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Paraditja mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Por duke
ju afruar mesditës vranësirat bëhen të dukshme në të gjithë mv edhe pse nuk
priten reshje. Pasditja dhe nata vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike./M.T/dritare.net