
Diell dhe temperatura të larta. Ja si do të jetë moti sot!
E Premte 17 Prill 2020, 07:07
Dritare.net
Moti sot parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 10 m/s. Deti parashikohet i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat e ajrit do të luhasin nga 1 gradë celisus deri në 24 gradë celsius./E.B-dritare.net

















