
Breshër dhe shtrëngata, ja si do të jetë moti në të gjithë vendin!
E Diel 31 Maj 2020, 07:07
Dritare.net
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu do të ketë që në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare dhe në zonën veriore. Prej orëve të mesditës reshjet e shiut të herëpashershme shtrihen në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar. Përgjatë relieveve kodrinore-malore reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Temperaturat do të luhaten nga 7 në 24 gradë celsius./K.C/dritare.net

















