Na ndiqni edhe në

Moti

Moti sot: Diell dhe vranësira kalimtare, shi i dobët vetëm në zonat malore

Shqipëria pritet të ketë sot, të dielën, kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme. Moti do të jetë me kthjellime, të alternuara me vranësira mesatare që herë pas here bëhen të dendura, sidomos në relievet malore të vendit.

Në zonat malore, vranësirat e dendura mund të sjellin reshje shiu të dobëta dhe të herëpashershme. Pas mesditës, qielli pritet të kthjellohet në pjesën më të madhe të territorit.

Në Tiranë, temperaturat do të lëvizin nga rreth 12°C në mëngjes deri në 26°C gjatë ditës, pa gjasa për shi.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare 9 m/s, ndërsa në bregdet dhe në zonat luginore mund të arrijë 16–18 m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 3–4 ballë.

Edhe ditët në vijim pritet mot i ngjashëm, me diell dhe temperatura maksimale rreth 26°C në kryeqytet./L.F-dritare.net