Mot i nxehtë në Shqipëri, ja sa do të shkojnë temperaturat!
Monday 3 August 2026, 08:08
Dritare.net

Shqipëria do të vijojë të përfshihet nga temperatura të larta gjatë ditëve në vijim. Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe me diell, ndërsa temperaturat maksimale në rang vendi do të lëvizin rreth 36–38°C.
Sipas parashikimit, sot temperaturat pritet të arrijnë deri në 36°C, ndërsa gjatë së martës dhe të mërkurës mund të shkojnë në 37–38°C. Në ditët e tjera të javës, temperaturat do të mbeten të larta, me vlera minimale rreth 16–18°C dhe maksimale deri në 38°C.
Për shkak të vapës, këshillohet kujdes gjatë orëve më të nxehta të ditës, veçanërisht për qëndrimet e gjata në diell./L.F-dritare.net