
Sot vendi ynë do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta. Në pjesën më të madhe të territorit pritet diell gjatë gjithë ditës, ndërsa në disa zona malore mund të ketë kalime të lehta vranësirash.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 39°C, ndërsa era do të fryjë e lehtë deri mesatare. Meteorologët këshillojnë qytetarët të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut, nga ora 11:00 deri në 17:00, si dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje për t’u mbrojtur nga i nxehti.