Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mos ndoshta Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj sapo konfirmuan lidhjen?

Mos ndoshta Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj sapo konfirmuan lidhjen?
Që prej Eurovizion, në media ka qarkulluar lajmi se Jonida Maliqi ishte në një lidhje me aktorin e humorit Romeo Veshaj.

Edhe pse janë fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, ata kurrë nuk e kanë konfirmuar lidhjen.

Por, mesa duket ata mbrëmë i treguan të gjithëve se janë në një romancë bashkë, duke postuar një foto në Instagram.

Foton e ka postuar në Instagram, Romeo, i cili shkruante "Mision i mundur 9".

View this post on Instagram

Mission possible 9 @jonidamaliqi ?

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj) on

Po mbrëmë, në Instastoryn e Jonida Maliqit, Romeo bëri një video ku shfaqeshin të dy. Në video dëgjohet Jonida të thotë: "Ishim te promovimi i parfumit të Joni Peci Store. U kënaqëm shumë. Përballë kemi dhe ca njerëz të tjerë, por që nuk duan të dalin".

"Ne dolëm", përfundon Romeo, duke nënkuptuar se bënë publike lidhjen.

Për ata që nuk donin të dilnin, ndoshta e kishin fjalën për Bora Zemanin dhe Donald Veshaj, pasi edhe ata të dy ishin të ftuar te Joni Peci dhe thuhet se janë në një lidhje./E.B-dritare.net